Ndërlidhjet

Nuri al-Maliki, jep dorëheqje


Nuri al-Maliki
Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe ka njoftuar se mbështet kryeministrin e ngarkuar Haidar al-Abadi.

Maliki njoftimin e tij për largim nga detyra e bëri publik në një fjalim televiziv, duke thënë se “tërhiqet" dhe përkrahë kandidaturën e Abadit.

Maliki deri tash u ka bërë rezistencë presioneve të mëdha të brendshëm dhe ndërkombëtar që të japë dorëheqjen nga detyra e tij.

Abadi është nominuar për kryeministër nga presidenti irakian Fuad Masum më 11 gusht.

Por, Maliki e kishte quajtur këtë veprim të Masum "të pavlefshëm", dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në gjykatë.

Maliki, 64 vjeç, ka qenë kryeministër që nga viti 2006.

XS
SM
MD
LG