Ndërlidhjet

Protesta kundër qeverisë në Islamabad


Ilustrim
Ilustrim

Mijëra protestues kundër qeverisë, kanë filluar marshimin nga pjesa lindore pakistaneze e Lahores në drejtim të kryeqytetit, Islamabad.

Protestuesit pritet të arrijnë në Islamabad për të organizuar tubimet e tyre të premtën.

Atyre do t’ju bashkohen mijëra mbështetës të tjerë të opozitës nga i gjithë Pakistani.

Demonstratat janë kryesuar nga politikan Imran Khan dhe kleriku Tahir-ul-Qadri.

Khan dhe të tjerët pohojnë se zgjedhjet e viti 2013, që sollën kryeministrin Navaz Sharif në pushtet kanë qenë të manipuluara.

Khan tha se protestuesit do të mbeten në Islamabad deri sa Sharif të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e reja.

Masat e sigurisë janë rritur deri në Islamabad. Mijëra policë janë vendosur në kryeqytet.

Tubimet ishin ndaluar fillimisht, por autoritetet më vonë dhanë leje.

Disa pika hyrëse në Islamabad janë rihapur për të lejuar protestuesit në tubime.

XS
SM
MD
LG