Ndërlidhjet

SHBA-ja mirëpret veprimin e Nuri al-Malikit


Këshilltarja për siguri kombëtare e SHBA-së, Susan Rice

Këshilltarja për siguri kombëtare e SHBA-së, Susan Rice

Shtetet e Bashkuara kanë pergëzuar kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki, për dorëheqjen e tij nga posti.

SHBA-ja vprimin e tij e ka konsideruar si një "hap të madh përpara" në bashkimin e Irakut.

Këshilltarja për siguri kombëtare e SHBA-së, Susan Rice, në një deklaratë të saj në Washington, gjithashtu ka lavdëruar Malikin për mbështetjen që i ka dhënë kryeministrit të emëruar Haidar al-Abadi "në përpjekjet e tij për të formuar një qeveri të re në përputhje me kushtetutën e Irakut".

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, ka përshëndetur gjithashtu vendimin e Malikit dhe tha se ai është duke pritur "formimin e shpejtë të një qeverie gjithë-përfshirëse, me bazë të gjerë" në Irak.

Maliki njoftimin e tij për largim nga posti e bëri në një fjalim televiziv, ku mes tjerash tha se po largohet nga posti në mënyrë që të "lehtësojë procesin politik dhe formimin e qeverisë".

XS
SM
MD
LG