Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania dërgon ndihma humanitare në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Gjermania ka vendosur që të dërgojë 35, ton ndihmë humanitare në Irakun verior gjatë ditës se sotme.

Mediat gjermane e citojnë Ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen të ketë thënë se Gjermania, planifikon të dërgojë ushqime, batanije, dhe pajisje mjekësore.

Këto ndihma do të nisen me aeroplan të forcave ajrore gjermane për në qytetin kurd të Irbilit dhe do t’i dorëzohen agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Ministrja tha se Gjermania, mund të dërgojë edhe pajisje ushtarake, të tilla si automjete të blinduara, helmeta, veshje ushtarake e të tjera.

Ligjvënës të njohur kanë kërkuar që Gjermania gjithashtu të ofrojë ndihmë ushtarake për të sulmuar forcat e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG