Ndërlidhjet

Dhunë në Missouri pas vrasjes së një të riu afrikano-amerikan


Mbështetje në New York për protestuesit në Missouri
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:44 0:00

Mbështetje në New York për protestuesit në Missouri

"Zëri i Amerikës"

Presidenti amerikan, Barack Obama, la pushimet për të shprehur shqetësimin e tij rreth dhunës raciale që ka shpërthyer në rrethinën Ferguson të qytetit St. Louis në Shtetet e Bashkuara, pas vrasjes së të riut Michael Brown nga një polic.

"Tani është koha për tu shëruar. Tani është koha për paqe dhe qetësi në rrugët e Fergusonit.”

Që nga vrasja me 9 gusht, protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe janë përleshur me policinë. Kjo e fundit ka përdorur gazin lotsjellës dhe bomba tymuese për të shpërndarë turmat. Zyrtarët e policisë thonë se ata e bënë këtë pasi disa prej demostruesve kishin qëlluar policinë me shishe me benzinë dhe me gurë.

Në fjalën e tij të enjten, presidenti Obama u bëri thirrje të dy palëve që të tregojnë përmbajtje.

“Asnjëherë nuk ka justifikim të dhunës kundër policisë ose për ata që përdorin këtë tragjedi si shkas për vandalizmin apo vjedhjet. Nuk ka justifikim për policinë në përdorimin e forcës së tepruar kundër protestave paqësore ose burgosjen e protestuesve që ushtrojnë në bazë të ligjit të drejtat që ofron Amendamenti i Parë".

Amendamenti i Parë në Kushtetutën amerikane garanton të drejtën e lirisë së fjalës. Zoti Obama kritikoi policinë pas arrestimit të dy gazetarëve që po mbulonin demostratat.

“Këtu në Shtetet e Bashkuara, policia nuk duhet të ngacmojë apo arrestojë gazetarët që po mundohen të bëjnë punën e tyre dhe njoftojnë popullin amerikan rreth asaj që po shohin në vendngjarje.”

Ka njoftime kontradiktore rreth vrasjes së Michael Brown. Policia thotë se adoleshenti zezak u vra ndërsa po përleshej me një polic. Një dëshmitar thotë se viktima i kishte ngritur duart lartë kur polici e qëlloi atë.

Presidenti Obama u ka kërkuar autoriteteve federale që të zhvillojnë një hetim të pavarur.

* Ky material u publikua fillimisht në VOA Shqip

XS
SM
MD
LG