Ndërlidhjet

logo-print

OEK: Procedurat për viza rëndojnë aspektin ekonomik të Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Oda Ekonomike e Kosovës, u ka bërë thirrje insitucioneve dhe ambasadave evropiane në Kosovë, që të ndërmarrin masa për të lehtësuar proceduart për marrjen e vizave për drejtuesit e bizneseve.

OEK-ja, me anë të një komunikate, thotë se ambasadat në Kosovë, kanë marrë masa rigoroze në dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas OEK-ut, kjo dukuri e rëndon edhe më tepër aspektin ekonomik të Kosovës nga fakti që një biznesmen kosovar duhet të pres 2 apo 3 muaj për termin, me një grumbull dokumentesh dhe dëshmishë dhe në fund pa garancë se do të marrë vizën.

“Ne si OEK apelojmë tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të përdorin autoritetin e tyre përballë ambasadave evropiane në Kosovë që të ketë një fleksibilitet dhe mirëkuptim karshi bizneseve kosovare dhe të mos jetë dhënia e vizave për ta edhe një barrë që do të rëndojë proceset ekonomike në Kosovë edhe ashtu me kahje dhe trende negative”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Një qasje e tillë e ambasadave evropiane karshi bizneseve kosovare, sipas OEK-ut, e rëndon aspektin ekonomik në Kosovë, e dëmton në masë të madhe imazhin e Kosovës dhe mbi të gjitha shumë kënd e detyrojnë të hulumtojnë metoda të padëshiruara alternative për të arritur cakun e vet.

XS
SM
MD
LG