Ndërlidhjet

Dhjetëra autoblinda nga Rusia, afër kufirit me Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Raportohet se dhjetëra autoblinda nga Rusia, janë vendosur në afërsi të kufirit me Ukrainën, ku ndodhen edhe kamionët me ndihma humanitare.

Rusia thotë se konvoji me ndihma, rreth 250 kamionë, po bart ujë, ushqim dhe ndihma të tjera për njerëzit në Ukrainën lindore.

Ushtria në Ukrainë thotë se rojet kufitare kanë filluar inspektimin e konvojit pasi kanë kaluan kufirin.

Kamionët janë ndalur më 14 gusht në fusha të hapura pranë qytetit rus të Kamensk-Shakhtinsky, rreth 20 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Kolonës së kamionëve u janë bashkuar të premten edhe autoblindat.

Gazetarët e "The Guardian" dhe "The Telegraph" raportuan se kanë parë rreth 23 autoblinda ruse të kenë kaluar në Ukrainë nga Rostov Oblast.

Ndërkohë, autoritetet lokale në Donetsk thonë se 11 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve të 24 orëve të fundit.

XS
SM
MD
LG