Ndërlidhjet

Maqedoni: Reklama pa efekt dhe pa transparencë


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së fundmi ka paralajmëruar realizimin e një fushate mediale që ka për qëllim vetëdijësimin e opinionit për të konsumuar ushqim të shëndetshëm, për të cilën janë ndarë rreth gjysmë million euro nga buxheti I shtetit.

Ndërkohë, në rrjedhë është fushata për inkurajimin e të rinjëve të hapin biznesin e tyre privat, për vetëdijësimin e çifteve të reja për të shtuar numrin e fëmijëve dhe ajo për konsumimin e prodhimeve vendore.

Arsim Sinani, ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, konsideron se janë institucionet e ndryshme ato të cilat duhet të punojnë në ngritjen e vetëdijes së qyetarëve rreth asaj që cilësohet si vlerë evropiane dhe jo të derdhen mjete në fushat e ndryshme financuar nga ana e qeverisë.

“Po thjesht kemi harxhime marramendëse të mjeteve, të cilat në fund nuk arrijnë të kryejnë detyrën për të cilën shpenzohen. Kjo nuk do të thotë vetëm keqpërdorim të fondeve publike, të cilat grumbullohen nga taksat e qytetarëve, po njëkohësisht është një formë e krijimit të një pasqyre të rrejshme për realitetin në Maqedoni” ,nënvizon Arsim Sinani.

Ndryshe mendon Sllagjana Taseva nga organizata joqeveritare Transparency International, e cila thotë se çdo fushatë, e cila për bazë ka ngritjen e vetëdijes së qytetarëve është e mirëseardhur. Për të është kontesuese sasia e mjeteve, të cilat harxhohen nga arka e shtetit, si dhe mungesa e transparencës gjatë shpenzimeve.

“Këtu vihet në pikëpyetje mundësia e blerjes së mediave të caktuara , gjegjësisht kontrollimi i mediave përmes mjeteve të cilat shpenzohen për fushata të caktuara".

"Madje, në pyetje është dhe shpëlarja e parave, meqë kemi parë se jo rrallë herë për shtëpitë konsulente mediatike nxiren para nga arka e shtetit, në emër të reklamave, e të cilat mjete më pas shfrytëzohen për qëllime krejtësisht të tjera”, nënvizon Taseva.

Nryshe punonjësit mediatik, partitë opozitare si dhe sektori civil, disa disa herë kanë bërë vërejtje se mjetet e caktuara, të cilat shpenzohen për promovimin e politikave qeveritare, destinohen vetëm në ato media që dëshmojnë se janë besnike ndaj partive politike në pushtet.

“Gjithçka që nuk kontrollohet nga fondet evropiane, destinohen në ato llogari të 'padukshme' , duke u ndarë nga një rreth i ngushtë i mediave dhe kjo tanimë praktikohet një kohë të gjatë, meqë ato agjenci marketingu dhe media të caktuara kanë interesin e tyre” , vlerëson Arsim Sinani.

“Qëndrimi për një kohë kaq të gjatë i partive të cilat e përbëjnë qeverinë u ka krijuar një komoditet të tillë atyre, ashtu që ata kanë humbur kontaktin me realitetin në raport me maqedonasit, në raport edhe me shqiptarët dhe mendoj se partia e kryeminstrit Gruevski ka një problem esencial; problemi është se mendon se gjithçka është në shitje", konsideron Sinani.

Nga ana tjetër Sllagjana Taseva thotë se edhe përkundër obligimit ligjor që shpenzimi i mjeteve të jetë informacion me karakter publik, kjo nuk zbatohet në praktikë.

“Në të shumtën e rasteve, informacionet të cilat bëhen publike në web faqet e ndryshme janë vetëm formalitet. Mungesa e transparencës ka bërë që institucionet e caktuara, madje dhe individë të cilët janë të afërt me strukturat udheqëse në pushtet, të jenë të papërgjegjshëm gjatë shpenzimit të mjeteve të buxhetit”, thotë Taseva.

Ndryshe vetëm gjatë vitit të fundit, qeveria e Maqedonisë për 11 fushata të ndryshme në të cilat promovohen aktivitetet e ministrive, komunave dhe ndërmarjeve publike, janë shpenzuar 7 milionë euro.

XS
SM
MD
LG