Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmohet kreu i opozitës Khan


Imran Khan
Imran Khan

Kreu i opozitës pakistaneze Imran Khan, thuhet se u sulmuar derisa ishte duke udhëtuar për në protestë kundër qeverisë në Islamabad.

Agjencia e lajmeve Reuters, citon një zëdhënëse të politikanit të ketë thënë se automjeti i Khan u godit me armë zjarri, por ai nuk lëndua.

Ai tha po ashtu se konvoj i veturave është sulmua me gurë.

Agjencia franceze e lajmeve AFP citon policinë të ketë thënë se vetura e Khan nuk është sulmuar me armë.

Mijëra protestues kundër qeverisë, kanë filluar marshimin nga pjesa lindore pakistaneze e Lahores në drejtim të kryeqytetit, Islamabad.

Demonstratat do të kryesohen nga politikan Imran Khan dhe kleriku Tahir-ul-Qadri.

Khan dhe të tjerët pohojnë se zgjedhjet e viti 2013, që sollën kryeministrin Navaz Sharif në pushtet kanë qenë të manipuluara.

Khan tha se protestuesit do të mbeten në Islamabad deri sa Sharif të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e reja.

XS
SM
MD
LG