Ndërlidhjet

BE: Ministrat diskutojnë për dërgimin e armëve në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të BE-së, do të takohen në Bruksel për të diskutuar rreth mundësisë së dërgimit të armatimit në Irak për luftimin e militantëve të Shtetit Islam.

Zyrtarët do të kërkojnë që të merret një miratim i gjerë i BE-së, për të armatosur forcat kurde në Peshmerga, të cilët kanë marrë tashmë një premtim nga Franca për armë dhe deklarata favorizuese nga Britania për dërgimin e armëve në Irak.

Gjermania është zotuar gjithashtu se do të shikojë mundësinë e furnizimit me pajisje të tilla si automjete të blinduara, helmeta e të tjera.

Të paktën 20 nga 28 Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të marrin pjesë në takim.

Komisioni Evropian njoftoi këtë javë se do të rris ndihmat humanitare në Irak në 17 milionë euro.

Ministrat e BE-së, do të diskutojnë gjithashtu për Ukrainën, Gazën, dhe virusin Ebola.

XS
SM
MD
LG