Ndërlidhjet

Hezbollahu e quan Shtetin Islamik ”përbindësh”


Sayyed Hassan Nasrallah

Sayyed Hassan Nasrallah

Lideri i Hezbollahut në Liban e ka përshkruar lëvizjen radikale islamiste që ka pushtuar territore në Irak dhe Siri si një “përbindësh” në rritje, që mund ta rrezikojë Jordaninë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe shtetet tjera të Gjirit.

Sayyed Hassan Nasrallah, grupi i të cilit ka ndihmuar presidentin sirian Bashar al-Assad për të luftuar kryengritjen e dominuar sunite, ka thënë se Shtetit Islamik mund të rekrutojë lehtësisht edhe në raonet tjera ku ekziston një ideologji ekstreme.

"Kudo ku ka ndjekës të kësaj ideologjie, ka baza për Shtetin Islamik dhe një gjë e këtillë ekziston në Jordani, Arabi saudite, në Kuvajt dhe në shtetet e Gjirit”, ka thënë Nasrallah, në një intervistë dhënë një të përditshmeje libaneze.

Duke folur ndërkaq për kapacitetet, numrat dhe aftësitë e Shtetit Islamit, ai i ka cilësuar ato si të mëdha.

“Kjo shqetëson gjithkë, dhe gjithsecili duhet të jetë i shqetësuar”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG