Ndërlidhjet

logo-print

Mjekët Pa Kufij: Duhen 6 muaj për ta vënë nën kontrollë Ebolan


MSF në Sierra Leone

MSF në Sierra Leone

Mjekët Pa Kufij [MSF] vlerësojnë se do të duhen gjashtë muaj për ta vënë nën kontrollë shpërthimin e Ebolas në Afrikën Perëndimore.

Presidenti i MSF-së, Joanne Liu, u tha gazetarëve në Gjenevë se epidemia “është duke u përkeqësuar më shpejtë dhe duke lëvizur më shpejtë” seç mund të përballojnë ekspertët e shëndetësisë.

“Është sikur kohë lufte”, thotë ajo.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se ka nevojë për shtretër në qendrat e reja të hapura për trajtimin e Ebolas në Afrikën Perëndimore.

Sipas OBSH-së, shpërthimi, që nisi në Guine dhe tani është përhapur në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri, ka vrarë më shumë se 1050 veta dhe ka infektuar rreth 2,000.

Zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl, that e premten se këto të dhëna mund të mos jenë të sakta karshi përmasave të epidemisë.

Epidemia aktuale është më e rënda me virusin Ebola që prej 4 dekadash.

XS
SM
MD
LG