Ndërlidhjet

Publikohet emri i policit që vrau një të ri në Ferguson


Pamje nga protestat me 13 gusht

Pamje nga protestat me 13 gusht

Policia në Ferguson të Shteteve të Bashkuara ka publikuar emrin e një veteran gjashtë vjeçar, i cili qëlloi për vdekje një afrikano-amerikan të paarmatosur.

Shefi i Policisë në Ferguson, Thomas Jackson, that ë premten se emri i policit është Darren Wilson.

Jackson kishte nguruar të publikojë emrin e tij më herët për shkaqe sigurie.

Policia thotë se 18 vjeçari Michael Brown është qëlluar për vdekje të shunën, pas një zënke me një pjesëtar policie në një rrugë të Fergusonit. Policia pohon se viktima ishte zënë me policin dhe kishte bërë përpjekje t’ia rrëmbejë armën.

Dëshmitarët ndërkaq thonë se policia kishte shtënë me armë drejt viktimës, derisa ai i kishte duart e ngritura lart.

XS
SM
MD
LG