Ndërlidhjet

Autoritetet e Ukrainës e inspektojnë konvojin rus


Pamje e konvojit rus që thuhet se transporton ndihma humanitare
Pamje e konvojit rus që thuhet se transporton ndihma humanitare

Autoritetet e Ukrainës kanë filluar ta inspektojnë kovojin rus, për të cilin Moska thotë se transporton ndihma humanitare.

Zyrtarët thonë se dhjetëra kufitarë ukrinas dhe doganierë kanë kaluar në pjesën e kufirit në Rusi, për ta kontrolluar konvojin, që përbëhet prej më tepër se 250 kamionësh.

Rusia thotë se kamionët bartin ujë, ushqim dhe ndihmë tjetër për popullin në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve prorusë.

Por, zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim se ky konvoj mund të jetë pretekst për inkursion ushtarak të Rusisë.

Dhjetëra makina të blinduara ruse sot i janë bashkuar konvojit humanitar në rajonin Rostov, që nuk është shumë larg kufirit.

Gazetarët e Gardianit dhe Telegrafit kanë raportuar se 23 makina të blinduara ruse kanë kaluar në Ukrainë.

Njëherësh, autoritetet në qytetin lindor Donjeck thanë se 11 civilë ishin vrarë nga predhat gjatë 24 orëve të kaluara, përderisa ushtria tha se luftime të ashpra, po ashtu, janë zhvilluar afër qytetit Luhansk.

XS
SM
MD
LG