Ndërlidhjet

BE: Ministrat i lejojnë shtetet të dërgojnë armatim për kurdët


Frank-Walter Steinmeier

Frank-Walter Steinmeier

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot në Bruksel e kanë dhënë miratimin e tyre për shtetet e BE-së, që dëshirojnë të dërgojnë armatim për forcat kurde, që janë nën sulm në pjesën veriore të Irakut.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha pas bisedimeve se BE-ja e ka gjetur “pozicionin e përbashkët” me të cilin do të lejohen “shtete të caktuara” në BE, për t’iu përgjigjur kërkesës për ndihmë nga forcat kurde të Irakut.

Forcat kurde në Irak janë duke luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, që është një grup sunit, i cili i ka sulmuar grupet josunite gjatë ofensivës së vet aktuale, me ç’rast ka okupuar hapësira të mëdha të territorit në veri dhe perëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG