Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Janë shkatërruar disa makina të blinduara ruse


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se forcat ukrainase e kanë shkatërruar një pjesë të konvojit të blinduar rus, i cili e kishte kaluar kufirin.

Zyra e presidencës së Ukrainës ka njoftuar se zoti Poroshenko, gjatë një bisede të sotme telefonike, i ka thënë kryeministrit britanik, David Cameron, se “një pjesë e rëndësishme e pajisjeve” është shkatërruar nga artileria e Ukrainës.

Dy korrespondentë të gazetave britanike kanë raportuar dje se i kanë parë 23 automjete transportuese personale të blinduara, që kishin kaluar në Ukrainë.

Ministria e jashtme e Ukrainës e ka akuzuar Ukrainën për përpjekje për ta shkatërruar atë që thotë se është mision humanitar rus, për në pjesën lindore të Ukrainës dhe ka kërkuar armëpushim për lejimin e ndihmave.

XS
SM
MD
LG