Ndërlidhjet

Maqedoni: U arrestua një i akzuar për krim të organizuar


Pamje nga një pjesë e Shkupit
Pamje nga një pjesë e Shkupit

Policia e Maqedonisë thotë se e ka arrestuar të dënuarin në ikje, Arsllan Poda, i cili ishte i akuzuar se i udhëheq disa organizata të krimit të organizuar në Maqedoni dhe Sllovaki.

Policia tha sot se Poda, 50 vjeçar, dhe bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Ekrem Bekirovski, 39 vjeçar, janë arrestuar gjatë një ndërhyrjeje në periferi të Shkupit.

Një gjyqtar ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për peersonin Arsllan Poda, raporton AP nga Shkupi.

Poda ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burg, në vitin 2006, për rrëmbimin e biznesmenit nga Kosova, Lulëzim Begaj, ndërsa nga familja e tij kishte kërkuar 500 mijë eruo për lirimin e tij. Begaj ishte shpëtuar nga policia e Maqedonisë dhe nuk është paguar shuma e kërkuar.

Sllovakia, po ashtu, e kishte publikuar një fletarrest ndërkombëtar për personin Poda, i cili ishte dënuar në mungesë në Sllovaki, me 14 vjet burg, në vitin 2007, për prodhim dhe posedim të drogës dhe për trafikim të armatimit.

XS
SM
MD
LG