Ndërlidhjet

SHBA: Obama takohet me presidentët e vendeve baltike


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do ta vizitoj Estoninë në fillim të muajit shtator, për tu takuar me presidentët e tri vendeve baltike, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.

Ky udhëtim paraqet “rast për riafirmimin e forcimin e përkushtimit tonë ndaj Nenit 5 si themel i NATO-s”, tha zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Caitlin Hayden, duke iu referuar marrëveshjes për mbrojtje reciproke të aleancës veriatlantike.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, po ashtu, si shkak i udhëtimit përmendet edhe kriza në Ukrainë.

Pas udhëtimit, Barack Obama, do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në shtator.

XS
SM
MD
LG