Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ish-presidenti në listën e personave të kërkuar


Mikheil Saakashvili
Mikheil Saakashvili

Autoritetet e Gjeorgjisë e kanë përfshirë në një listë të personave të kërkuar, ish-presidentin, Mikheil Saakashvili, dhe ai do të arrestohet nëse kthehet në këtë vend, ku ishte president për afro një dekadë.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Gjeorgjisë ka njoftuar mbrëmë se Saakashvili është i kërkuar për akuza lidhur me shpërndarjen me forcë të protestës dhe për dhunë në një stacion televiziv, në nëntor të vitit 2007.

Kjo lëvizje ka shkaktuar kritika nga vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që i kanë tërhequr vërejtjen qeverisë së Gjeorgjisë kundër çfarëdo ndjekjeje të motivuar politikisht të ish-zyrtarëve,

Saakashvili erdhi në postin e presidentit nëpërmjet të protestave paqësore gjatë të ashtuquajturit Revolucion të Trëndafiltë, në vitin 2003.

Partia e tij humbi nga rivalët në vitin 2012, ndërsa ai ishte larguar nga Gjeorgjia, pasi presidenca e tij përfundoi në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ai është akuzuar në mungesë për keqpërdorim të pozitës dhe për organizim të sulmit kundër një ligjvënësi.

Saakashvili thotë se akuzat janë të pabaza.

XS
SM
MD
LG