Ndërlidhjet

Putin: Duhet dhënë fund konfliktit në Ukrainë


Presidenti rus, Vladimir Putin shtrengon duart me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto
Presidenti rus, Vladimir Putin shtrengon duart me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai është pajtuar ne presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, se ata do “bëjnë cdo që kanë mundësi” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Takimi në mes të dy liderëve është mbajtur mbrëmë në Soci të Rusisë.

Niinisto, ka thënë se ai shpreson që ndihmat që Rusia i ka dërguar në Ukrainën lindore do të hapin rrugën për një armëpushim.

Zyra e Niinisto-s ka thënë se presidenti finlandez do të udhëtojë sot nga Soci për në Kiev, ku ai do të takohet me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Putin ndërkaq ka thënë se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë rrezikojnë shumë në lidhjet në mes të Rusisë dhe Finlandës.

Finlanda është goditur më së shumti për shkak të embargos që Moska i ka vendosur si hakmarrje ndaj sanksioneve të BE-së.

Sanksionet e Brukselit janë vendosur si ndëshkim për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe përkrahjes së rebelëve prorusë në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG