Ndërlidhjet

SHBA: Djali i politikanit rus akuzohet për pirateri informatike


Roman Seleznyov i akuzuar për pirateri informatike në SHBA, së bashku me partneren dhe vajzën e tyre/ (ARKIV)

Roman Seleznyov i akuzuar për pirateri informatike në SHBA, së bashku me partneren dhe vajzën e tyre/ (ARKIV)

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar paraburgosjen e djalit të në deputeti rus derisa të filloj procesi gjyqësor kundër tij për pirateri informatike.

Roman Seleznev, 30 vjeçar, djali i deputetit të Dumës ruse, Valery Seleznev, është paraqitur para Gjykatës së Qarkut në Seattle ku në vitin 2011 është akuzuar për pirateri informatike.

Prokurorët kanë thënë se ai ka hyrë ilegalisht në kasat e kompjuterizuara dhe ka vjedhur qindra mijëra numra të kartelave të kreditit, të cilat më pas i ka shitur për 2 milionë dollarë.

Seleznev përballet me akuza të njëjta edhe në Nevada.

Ai ishte arrestuart nga agjentët e Shërbimit Sekret amerikan në Maldive dhe ishte dërguar në territorin amerikan të Guamit ku është akuzuar dhe dërguar më pas në Seattle.

Seleznev është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat të cilat mund ta dënojnë deri në 10 vjet në burg dhe e detyron atë që të paguaj 250 mijë dollarë dënim.

Rusia e ka akuzuar Vashingtonin se e ka kidnapunuar Seleznevin.

XS
SM
MD
LG