Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit e sanksionon Shtetin Islamik


Këshilli i Sigurimit të OKB-së (ARKIV)
Këshilli i Sigurimit të OKB-së (ARKIV)

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka votuar për ta futur në listë të zezë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri ndërsa është kërcënuar me sanksione ndaj çdokujt që financon, rekruton apo furnizon me armë kryengritësit islamik.

Këshilli i përbërë prej 15 shteteve në mënyrë unanime e ka aprovuar rezolutën që sanksionnon gjashtë pjesëtarë të Shtetit Islamik, përfshirë edhe zëdhënësin e saj, Abu Muhammad al Adnani.

Shteti Islamik ka marrë në kontroll pjesë të mëdha të territorit të Irakut dhe Sirisë ndërsa e ka deklaruar edhe krijimin e kalifatit derisa mijëra njerëz i ka detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke krijuar krizë humanitare.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, “shpreh keqardhjen dhe i dënon” sulmet terroriste të Shtetit Islamik dhe “ideologjinë e saj ekstremiste” dhe “abuzimin e madh të të drejtave të njeriut”.

Gjashtë personat e sanksionuar e kanë të ndaluar udhëtimin ndërkombëtar, ngrirjen e fondeve dhe embargo të armëve.

Zëdhënësi i IS-së, Adnani konsiderohet si një nga emirët më me ndikim të Shtetit Islamik dhe shumë i afërt me liderin e grupit, Abu Bakr al-Baghdadi.

XS
SM
MD
LG