Ndërlidhjet

Irak: Shteti Islamik vrau 80 burra jezidi


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e Irakut kanë njoftuar se militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë së paku 80 burra, kryesisht prej sektit jezidi.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Kocho, në krahinën e Ninevehut, ku militantët kanë marrë pjesë të mëdha të territorit.

Ligjvënësi nga ky komunitet, Mahma Kali, i ka thënë Associated Press se luftetarët e Shtetit Islamik e kanë sulmuar fshatin dje.

Halgurd Hekmat, zëdhnës i forcave të sigurisë, ka thënë se gratë dhe fëmijët janë marrë peng.

Hoshyar Zebari, ish ministri i jashtëm i Irakut, dhe lideri i njohur kurd, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se personat e vrarë janë Jezidi, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Zebari e ka përshkruar sulmin si “masakër”.

Forcat kurde, të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane, janë duke luftuar militantët e Shtetit Islamik, duke shpëtuar mijëra të krishterë dhe pjesëtarë të komunitetit jezidi.

XS
SM
MD
LG