Ndërlidhjet

Krimea kërkon përjashtim nga sanksionet e Rusisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët e Krimesë i kanë kërkuar Moskës për përjashtim nga sanksionet ruse që bllokojnë importet e ushqimeve nga Ukraina.

Ministri i bujqësisë, Nikolai Polyushkin, ka thënë se kërkesa i është dorëzuar ministrave rusë që e kanë vizituar Krimenë për takime qeveritare.

Ai ka thënë se qeveria e Krimesë ka kërkuar që gadishulli të përjashtohet nga sanksionet në ushqime që Rusia iu ka vënë prodhuesve të Ukrainës.

Polyshkin ka thënë se Krimea dhe Ukraina janë si “binjak siamezë” dhe se gadishulli varet nga Ukraina, veçanërisht sa iu përket prodhimeve të qumshtit, porse ka nevojë edhe për patate, mish, domate dhe misër nga Ukraina.

Ai ka thënë se autoritetet e Krimesë presin vendim nga Moska javën e ardhshme.

Rusia ka vendosur ndalim importi për shumicën e prodhimeve ushqimore nga BE-ja, Kanada, Australia, Norvegjia dhe SHBA-të si hakmarrje ndaj sanksioneve që këto shtete ia kanë vënë Rusië për veprimet e saj në Ukrainën lindore dhe pas aneksimit të Krimesë.

XS
SM
MD
LG