Ndërlidhjet

logo-print

Der Spiegel: Inteligjenca gjermane spiunoj Kerrin, Clintonin


Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Sekretari aktual i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Sekretari aktual i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Revista gjermane, “Der Spiegel”, rapoerton se shërbimi i inteligjencës gjermane ka dëgjuar telefonatat e bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe paraardhëses së tij, Hillary Clinton.

Revista raporton sot se agjencia, e njohur me inicialet, BND, e ka përgjuar një bisedë përmes telefonit satelitor që Kerry e ka bërë në vitin 2013, si pjesë të përgjimit të telekomunikimeve në Lindje të Mesme.

Der Spiegel pretendon se agjencia i ka përgjuar dhe regjistruar bisedat në mes të ish Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, më 2012.

Revista nuk i ka zbuluar burimet e raportit, por ka thënë se bisedat janë përgjuar aksidentalisht, pasi të tre zyrtarët e lartpërmendur nuk kanë qenë cak i drejtpërdrejt, ndërsa bisedat e përgjuara janë shkatërruar menjëherë.

Gjatë muajve të fundit, Berlini është ankuar te Vashingtoni rreth dyshimeve se Amerika e ka spiunuar Gjermaninë.

Der Spiegel gjithashtu raporton se BND e ka monitoruar edhe partnerin e saj në NATO-, Turqinë.

XS
SM
MD
LG