Ndërlidhjet

Papa lumturon martirët fetar të Koresë


Papa Françesku, në aeroportin e Seulit
Papa Françesku, në aeroportin e Seulit

Papa Françesku e ka mbajtur një meshë para qindra mijëra njerëzve në Seul gjatë së cilës ai i ka lumturuar 124 katolikë të Koresë që janë vrarë për shkak të besimit të tyre fetar.

Françesku, i cili është në vizitë pesë ditore në Kore të Jugut, e ka sfiduar masën e njerëzve që të bëhen më pak materialist dhe të ndajnë pasurinë dhe kohën e tyre me ata që janë më pak fatlum në shoqëri.

Papa, i cili është pritur shumë mirë në Kore Jugore, e ka gjykuar dallimin në mes të të pasurve dhe të varfërve, duke i nxitur njerëzit që të dëgjojnë “vajin e të varfërve”.

Martirët e Koresë që janë vrarë gjatë shekullit të 18-të dhe shekullit të 19-të, pasi kishin refuzuar që të heqin dorë nga katolicizmi.

Lumturimi është hap ii fundit para shenjtërimit në Kishën Katolike Romake.

Në Kore të Jugut jetojnë rreth 5 milionë katolikë, apo rreth 11 për qind e popullatës, ndërsa rritja e këtij numri ka qenë shumë e shpejtë gjatë viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG