Ndërlidhjet

Liderët fisnor irakian, kushte për qeverinë e re


Sheiku Ali Hatem Suleiman, udhëheqës i fisit Dulaimi (ARKIV)

Sheiku Ali Hatem Suleiman, udhëheqës i fisit Dulaimi (ARKIV)

Liderët fisnor Sunnit irakian, kanë thënë se ata kushtimisht mund ta përkrahin të nominuarin për kryeministër, Haidar al Abadi, dhe mund t’i bashkohen forcave qeveritare kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ali Hatem Suleiman, një lider fisnor i krahinës perëndimore të Anbadir, ka thënë se ai është i gatshëm të punojë me Abadin nëse ai i respekton të drejtat e komunitetit Sunnit.

Taha Muhammad al-Hamdoon, zëdhënës i fisit sunnit dhe liderëve klerikë, i ka thënë Reutersit, se përfaqësuesit sunnit në të gjithë irakin kanë hartuar një listë me kërkesa për qeverinë e re.

Shumë liderë të huaj dhe vendor shpresojnë që Abadi do të bind liderët fisnor, të cilët janë bashkuar me kryengritësit e Shtetit Islamik sepse e kundërshtonin kryeministrin në largim, Nuri al Maliki.

Liderët fisnor sunnit i kanë përkrahur forcat e udhëhequra nga SHBA-të në mes të viteve 2006 dhe 2009, përkrahje kjo që konsiderohet vendimtare në mundjen e Al Kaidës.

XS
SM
MD
LG