Ndërlidhjet

Së paku tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur derisa përkrahësit dhe kundërshtarët e presidentit të larguar nga pushteti, Muhammed Morsi, janë përleshur të premtën pas lutjeve të së premtës.

Dhuna e djeshme derisa një ditë më parë u vranë pesë përkrahës të Morsit të cilët bënin përpjekje që të shënonin një vjetorin e vrasjes së qindra përkrahësve të ish presidentit egjiptian.

Atë kohë, demonstratat janë shpërndarë nga policia ndërsa 114 protestues janë arrestuar.

Morsi është hequr nga pushteti prej ushtrisë gjatë një grusht shteti në qershor të vitit 2013.

Përpos shpërndarjes së protestave, Vëllazëria Myslimane është ndaluar me ligj, ndërsa mijëra përkrahës të saj janë arrestuar dhe qindra janë dënuar me vdekje prej heqjës së Morsit nga pushteti.

Vëllazëria Myslimane është shpallur organizatë terroriste nga qeveria egjiptiane, ndërsa krahu i saj politik është ndaluar javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG