Ndërlidhjet

Afganistan: Lirohen indianët e kidnapuar nga talibanët


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Agjencia e spiunimit të Indisë, Drejtoria Kombëtare e Sigurisë,(NDS) ka thënë se ka liruar tre nënshtetas të Indisë që ishin kidnapuar nga talibanët.

NDS përmes një komunikate ka thënë se tre inxhinierët indianë janë liruar gjatë një operacioni të zhvilluar në krahinën e Logarit më 15 gusht.

Te tre janë kidnapuar nga talibanët para tre ditësh derisa udhëtonin drejt Kabulit.

Personi jonë i detektimit e ka zbuluar lokacionin e tyre dhe e ka lansuar operacionin në zonën e Babusit në krahinën e Logarit, duke i liruar ata të palënduar, vazhdon më tej komunikata, ndërsa shton se një person është arrestuar gjatë operacionit në fjalë.

Në muajin qershor, një indian ishte kidnapuar nga persona të armatosur në qytetin perëndimor të Heratit. Kidnapimi ishte realizuar një javë pas sulmit në konsullatën indiane në Herat, sulm ky i bërë nga militantët islamik.

XS
SM
MD
LG