Ndërlidhjet

Slovakia teston mundësinë për të dërguar gaz në Ukrainë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Slovakia ka filluar të testojë rrjedhën e kundërt të gazit që e ka për qëllim që të ndihmojë Ukrainën fqinje me furnizimet e nevojshme të gazit.

Kompania sllovake, Eustream, e ka konfirmuar lajmin se sot një stacion kompresori në afërsi të qytezës Velke Kapushany, ka filluar pompimin e gazit natyral drejt tubacionit të Uzhgorod-Voyanit.

Së fundi janë kryer punimet në atë tubacion me qëllim që të bartë gaz në drejtim lindor, në vend të drejtimit perëndimor.

Ihor Prokopiv nga kompania ukrainase, Ukrtransgaz, ka thënë se testimi i sotëm ka treguar që tubacioni mund të furnizojë deri në 2 milionë kubë metër të gazit, çdo ditë.

“Eustream” ka njoftuar se nëse nuk paraqitet ndonjë problem i pa-paramenduar, tubacioni, maksimalisht mund të furnizojë deri në 10 miliard kubë metër të gazit, çdo vit për Ukrainën.

Plani kontravers i rrjedhës së kundërt të gazit është hartuar së bashku nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina, pasi u bë e qartë që Rusia do e reduktojë tejmase apo ndalojë në tërësi furnizimin me gaz drejt Ukrainës për përdorim të brendshëm.

XS
SM
MD
LG