Ndërlidhjet

Kurdët dhe amerikanët sulmojnë Shtetin Islamik


Pamje arkivi e pendës së Mosulit

Pamje arkivi e pendës së Mosulit

Forcat kurde dhe aeroplanët amerikanë kanë nisur sulme ndaj militantëve të Shtetit Islamik në veri të Irakut, në zonën afër pendës së Mosulit.

Komandanti i ushtrisë kurde, Gjeneral Abdelrahman Korini, ka thënë sot se “trupat kurde, me ndihmën ajrore amerikane kanë marrë nën kontroll pjesën lindore të pendës”.

Penda e Mosulit, rreth km në veri të qytetit të Mosulit, e furnizon me energji elektrike shumicën e rajoni dhe është me rëndësi të madhe për bujqësinë në krahinën e Ninevehut.

Militantët islamik e kanë okupuar pendën më 7 gusht.

Prej okupimit të pendës, janë ngritur shqetësime se militantët mund ta hedhin në erë atë duke shkaktuar vërshime të cilat mund të arrinin deri në Bagdad.

Gjenerali Korini, ka thënë se disa militantë janë vrarë, se forcat e tij janë duke avancuar, dhe se “gjatë orëve në vijim mund të njoftoj lajmin e mirë”.

XS
SM
MD
LG