Ndërlidhjet

Rebelët e rrëzojnë një aeroplan luftarak ukrainas


Sistemi raketor rus, 'Buk-M2' (ARKIV)

Sistemi raketor rus, 'Buk-M2' (ARKIV)

Separatistët prorusë e kanë rrëzuar një aeroplan luftarak ukrainas në zonën lindore të Ukrainës.

Zyrtarë të ushtrisë së Ukrainës kanë thënë se aeroplani MIG-29 është rrëzuar sot në rajonin e Lluhanskut pasi është nisur një sulm ndaj rebelëve.

Zyrtarët thonë se piloti ka arritur të dal prej aeroplanit dhe është shpëtuar nga forcat ukrainase.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë konvoji humanitar rus është duke pritur në kufirin ukrainas për tu kontrolluar dhe më pas të dërgoj furnizime në rajonin lindor të Ukrainës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se përfaqësuesit e saj kanë shkuar në kufi ku gjendet konvoji, por ende po presin që të fillojnë inspektimin zyrtar.

Kryqi i Kuq ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë pajtuar rreth procedurave që do të lejonin futjen e konvojit në Ukrainë.

Megjithatë, Pascal Cuttat, nga Kryqi i Kuq ka thënë se mbrëmë se ende nuk ka garancione të sigurisë për stafin e tij i cili do i shoqërojë kamionët.

XS
SM
MD
LG