Ndërlidhjet

logo-print

Aksidenti merr jetën e 33 afganëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një aksident me kamionë në veriperëndim të Afganistanit ka vrarë 33 persona dhe ka plagosur 13 të tjerë.

Zyrtarët vendor kanë thënë se aksidenti ka ndodhur në qarkun e Ab Kamarit në krahinën e Bagdis, mbrëmë vonë.

Mirwais Mirzakwal, zëdhënësi i qeverisë krahinore ka thënë se kamioni, në të cilin gjendeshin njerëz dhe kafshë, ka qenë duke udhëtuar në një zonë malore kur ka bërë aksident.

Mirzakwal, ka thënë se në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.

Aksidente të tilla janë të shpeshta në Afganistan, ku rrugët nuk janë të mira ndërsa vozitësit jo gjithëmonë iu japin automjeteve në mënyrën më të sigurt të mundshme.

XS
SM
MD
LG