Ndërlidhjet

logo-print

Kenia e mbyll kufirin për shtetet e goditura nga Ebola


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kenia do t’i mbyll kufinjtë javën e ardhshme për personat që udhëtojnë nga Guinea, Libera dhe Sierra Leone.

Kjo masë do ndërmerret për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit të Ebolas.

Qeveria keniane ka vendosur mbrëmë se personeli mjekësor dhe banorët e Kenias që udhëtojnë nga këto vende megjithatë do të lejohen të futen në vendin e tyre.

Ndërkohë, “Kenaya Airways” ka thënë se do të anulojë fluturimet drejt Liberisë dhe Sierra Leones, kur vendimi qeveritar për mbyllje kufinjësh të hyjë në fuqi më 20 gusht.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kenia është në rrezik të madh nga Ebola për shkak se shfrytëzohet si vend tranzit në rajon.

Mbi 1100 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Ebola në Afrikën Perëndimore gjatë këtij viti.

Guinea, Libera, Nigeria dhe Sierra Leonee kanë shpallur gjendjen emergjente për shkak të përhapjes së virusit.

XS
SM
MD
LG