Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë bisedimet për luftën e Gazës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se Izraeli nuk do të pajtohet për asnjë armëpushim afatgjatë në Gaza në bisedimet indirekte që po mbahen në Kajro, derisa të mos plotësohen kushtet e sigurisë së Izraelit.

Netanyahu ka bërë këto komente sot, derisa negociatorët izraelitë dhe palestinezë janë kthyer në Kajro për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipti.

Zëdhënësi i Hamasit, ka thënë se palestinezët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, përfshirë edhe heqjen e embargos së Izraelit ndaj Gazës.

Bisedimet po mbahen gjatë armëpushimit pesëditor, i cili do të përfundojë nesër, më 18 gusht.

XS
SM
MD
LG