Ndërlidhjet

logo-print

Shtetit Islamik po sulmohet në dy fronte


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Forcat e Kurdistanit në Irak raportohet se po avancojnë në një ofenzivë për të rimarrë pendën strategjike të Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

Në të njejtën kohë arbabët sunnit dhe forcat e sigurisë së Irakut janë duke sulmuar pozicionet e Shtetit Islamik në perëndim të Bagdadit.

Zyrtarët kurdë thonë se forcat e tyre, të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane, kanë rimarrë sot dy fshatra, rreth 30 km në veri të Mosulit.

Të njejtit thonë se avancimi më i shpejtë i forcave kurde është duke u penguar nga bombat e vendosura në rrugë nga militantët që po tërhiqen.

Ndërkohë në krahinën e Anbarit, në perëndim të Bagdadit, forcat e sigurisë të përkrahura edhe nga milicitë fisnore arabe kanë shënuar disa fitore në kryeqytetin krahinor, Ramadi.

Disa dhjetëra fise sunnite, kanë vendosur të përkrahin kundër ofenzivën ndaj Shtetit Islamik më 15 gusht.

Shteti Islamik ka okupuar pjesë të mëdha të territorit të Irakut dhe Sirisë, duke detyruar miliona njerëz që të zhvendosen.

Mbi 200 mijë njerëz, kryesisht jezidi dhe të krishterë, janë larguar nga shtëpitë e tyre prej se ka nisur fushata e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG