Ndërlidhjet

Petroviq, rizgjedhet kryetar i Partisë Liberale Serbe


Slobodan Petrovic, rizgjedhet kryetar i Partisë Liberale Serbe të Kosovës
Slobodan Petrovic, rizgjedhet kryetar i Partisë Liberale Serbe të Kosovës

Slobodan Petroviq, është rizgjedhur kryetar i Partisë Liberale Serbe të Kosovës gjatë kongresit të partisë që është mbajtur sot, ndërsa delegatët kanë zgjedhur edhe tre nënkryetar dhe anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm të partisë.

Pas rizgjedhjes, Petroviq është deklaruar se partia do të vazhdojë të punojë në mbrojtje të interesit të komunitetit serb të Kosovës, “pajtimin për të një ardhme evropiane për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

“Pas formimit të qeverisë, e cila shpresojmë se do të ndodhë së shpejti, pason lufta serioze dhe e përgjegjshme për interesin e komunitetit tonë. Para nesh ka shumë punë kur është në pyetje përmirësimi i kushteve ekonomike, rikthimi, siguria, krijimi i asociacionit të komunave serbe, privatizimi”, ka thënë Petroviq pas rizgjedhjes.

XS
SM
MD
LG