Ndërlidhjet

Amano i kënaqur nga vizita në Teheran


Yukiya Amano
Yukiya Amano

Shefi i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore, Yukiya Amano, ka thënë sot se ai është shumë i kënaqur që Irani është treguar shumë i përkushtuar për të zgjidhur çështjen e bashkëpunimit bërthamor.

Amano, gjatë qëndrimit në Teheran është takur me presidentin iranian, Hassan Rohani dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Agjencia e OKB-së për energji bërthamore, përmes një komunikate ka njoftuar se vizita e Amanos ka “qenë e shkurtër, por shumë e dobishme”.

Vizita e Amanos është realizuar para 25 gushtit deri kur Irani duhet të ofroj informacione relevante për hetimin që agjencia e OKB-së për energji bërthamore po bënë nëse programi bërthamor iranian ka ndonjë aspekt ushtarak.

XS
SM
MD
LG