Ndërlidhjet

SHBA: Urdhërohet autopsia e adoleshentit të vrarë


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder (ARKIV)
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder (ARKIV)

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder, ka urdhëruar sot Departamentin e Drejtësisë që të kryej autopsinë e Michael Brown, adoleshentin zezak të paarmatosur i cili u vra nga një polic i racës së bardhë në Ferguson, të shtetit federal, Misuri.

Zëdhënësi i Departmentit të Drejtësisë, Brian Fallon, ka thënë se Holder e ka urdhëruar autopsinë federale për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që ka të bëjë me këtë rast dhe kërkesës së familjes Brown.

Autopsia do të kryhet nga një ekzaminer mjekësor federal, autopsi kjo që do të jetë e dyta pas asaj të kryer nga zyrtarët e shtetit të Misurit.

Fallon ka thënë se hetuesit federal do të marrin parasysh rezultatet e autopsisë që do të bëhet nga zyrtarët federal.

XS
SM
MD
LG