Ndërlidhjet

Berlin: Pritet vazhdimi i bisedimeve për krizën në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se bisedimet në Berlin, rreth krizës në Ukrainë, kanë qenë të vështira por ka pasur "progres".

Steinmeier e ka dhënë ketë deklaratë pas një takimi pesë orësh me homologët e tij nga Rusia, Ukraina, dhe Franca.

Ai tha se ministrat do të raportojë te udhëheqësit në vendet e tyre dhe ndoshta mund të ketë një dakordim për të vazhduar bisedimet për të sjellë një armëpushim në Ukrainë lindore, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve prorusë.

Më 17 gusht, një zyrtar ushtarak i Ukrainës ka thënë se forcat qeveritare e kanë rimarrë një stacion policor në qytetin e kontrolluar nga separatistët prorusë, Lluhansk.

XS
SM
MD
LG