Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Missouri pas vrasjes së adoleshentit


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet amerikane në Missouri, kanë imponuar një shtetrrethim gjatë mesnatës pas protestave për vrasjen e një të riu të paarmatosur nga ana e një polici.

Ky veprim i autoriteteve siç thuhet, kishte për qëllim që të ndalë protesta.

Policia tha se ka perdorur forca sigurie të blinduara dhe ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit për t'i shpërndarë.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder, ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë që të kryej autopsinë e Michael Brown, adoleshentin zezak të paarmatosur i cili u vra nga një polic i racës së bardhë në Ferguson, të shtetit federal, Missuri.

Zëdhënësi i Departmentit të Drejtësisë, Brian Fallon, ka thënë se Holder e ka urdhëruar autopsinë federale për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që ka të bëjë me këtë rast dhe kërkesës së familjes Brown.

Autopsia do të kryhet nga një ekzaminer mjekësor federal, autopsi kjo që do të jetë e dyta pas asaj të kryer nga zyrtarët e shtetit të Misurit.

New York Times, raporton se nga një autopsi paraprak privat është gjetur se adoleshenti është qëlluar të paktën gjashtë herë, duke përfshirë edhe dy herë në kokë.

XS
SM
MD
LG