Ndërlidhjet

logo-print

Rusia thotë se do të vazhdojnë bisedimet në Berlin


Ilustrim

Ilustrim

Rusia thotë se ka pasur përparim gjatë bisedimeve në Berlin rreth krizës në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar më herët një deklaratë ku thuhet se pas një takimi pesë orësh ndërmjet ministrave të Jashtëm të Rusisë, Ukraina, Gjermania dhe Franca ka pasur një “progres” në bisedime.

Në deklaratë thuhet se është arritur një marrëveshje për bisedime të mëtejshme që mund të dërgojnë drejt një propozimi për tejkalimin e eskalimit të krizës në Ukrainë.

Kurse, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha po ashtu se bisedimet ishin "të vështira", por është bërë "progres".

Steinmeier shpjegoi se ministrat gjatë bisedimeve janë fokusuar në atë se si mund të arrihet një armëpushim në Ukrainë lindore, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve pro-rusë dhe për atë se si mund të përmirësohet kontrolli kufitar përgjatë kufirit ruso-ukrainas.

XS
SM
MD
LG