Ndërlidhjet

Guvernatori i Missurit rrit masat e sigurisë në Louis


US -- People line up in the street during a peaceful demonstration, as communities react to the shooting of Michael Brown in Ferguson, Missouri August 14, 2014.
US -- People line up in the street during a peaceful demonstration, as communities react to the shooting of Michael Brown in Ferguson, Missouri August 14, 2014.

Guvernatori i Missurit ka urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare në periferi të St. Louis, ku është vrarë një i ri me ngjyrë, i paarmatosur, javën e kaluar nga një oficer policie.

Guvernatori Jay Nixon, tha se urdhri i tij i së hënës ka për qëllim "rivënien e paqes dhe rendit" në qytetin Ferguson, pas policia, më 17 gusht ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve të zemëruar para një shtetrrethimit në mesnatë.

Policia tha se turma që ishte në qendër pas thirrjeve nuk pranoi që të shpërndahet.

Që kur është vrarë adoleshenti Michael Brown, më 9 gusht, në Ferguson ka pasur dhunë dhe trazira.

Një autopsi private që i është bërë Brown ka gjetur se adoleshenti është qëlluar të paktën gjashtë herë, duke përfshirë edhe dy herë në kokë.

XS
SM
MD
LG