Ndërlidhjet

Nis seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare


Ilustrim

Ilustrim

Në Prishtinë, sot fillon edicioni i 33 i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, i cili do të do të përfundojë më 30 gusht.

Blerta Ismaili, sekretare profesionale e Seminarit, për Radion Evropa e Lirë, tha se 80 pjesëmarrës tashmë kanë arritur në Prishtinë, të cilët vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Hungaria, Italia, Bullgaria, Polonia, ndërkaq sivjet një pjesëmarrës është edhe nga Australia.

“Ky numër rritet në fund të seminarit kur fillon sesioni shkencor, pasi atëherë vijnë pjesëmarrës nga Tirana, por edhe profesor arbëresh “, shpjegoi Ismaili.

XS
SM
MD
LG