Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Arrihet marrëveshje për futjen e ndihmave në Ukrainë


Sergei Lavrov, 18 gusht, 2014

Sergei Lavrov, 18 gusht, 2014

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se është arritur marrëveshje me Ukrainën dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të hapë rrugën për dërgimin e ndihmave humanitare ruse në Ukrainën lindore.

Lavrov i ka bërë këto komente në Berlin të hënën një ditë pasi ai është takua për pesë orë bisedime me ministrat e Jashtëm të Ukrainës, të Gjermanisë dhe Francës.

Një konvoj i madh i kamionëve me ndihma nga Rusia thuhet se kanë ndihma humanitare për banorët në Luhansk dhe Donetsk. Konvoji është ndalur në Rusi në afërsi të kufirit me Ukrainën.

NATO-ja dhe Kievi ka shprehur shqetësimin se Rusia do të përpiqet që të fusë forca ushtarake në Ukrainë, nën pretendimin e dërgimit të ndihmave humanitare.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka rënë dakord për të ofruar ndihmë, vetëm nëse nuk ka përcjellje ushtarake, dhe thotë se është duke pritur separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore të garantojnë sigurinë e punëtorëve të Kryqit të Kuq.

XS
SM
MD
LG