Ndërlidhjet

Grabitësit sulmojnë autokolonën e Princit saudit


Ilustrim

Ilustrim

Policia franceze njoftojnë thotë se grabitës të armatosur kanë sulmuar një autokolonë të një princi saudit në Paris.

Raportet e mediave franceze thonë se persona të armatosur kanë vjedhur në një automjet, dokumente të paspecifikuara "të ndjeshme", dhe më shumë se 300 mijë dollarë.

Sipas policisë, sulmuesit me pushkë kallashnikovë kanë pritur autokolonën në Parisin verior, e cila po udhëtonte nga Ambasada saudite drejt aeroportit të Parisit “Le Bourget”.

Policia ka bërë të ditur se ata që po udhëtonin me autokolonë, nuk janë lënduar, ndërkaq nuk ka përmendur nëse princi saudit, ishte në autokolonë në kohën kur edhe ndodhi incidenti.

Deri më tash nuk ka pasur deklarata nga Ambasada saudite në Francë.

XS
SM
MD
LG