Ndërlidhjet

logo-print

Persona të armatosur sulmojnë policinë egjiptiane


Ilustrim

Ilustrim

Një polic egjiptian është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga një sulm në provincën veriore të Gharbiya të Egjiptit.

Persona të armatosur kanë hapur zjarr nga një makinë e parkuar, kur dy oficerët janë afruar afër makinës së tyre.

Sulmuesit kanë ikur pas sulmit.

Deri më tash nuk janë dhënë informacione për identitetin e sulmuesve.

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë qenë shpesh të sulmuara nga xhihadistët që kur presidenti islamik, Muhamed Morsi, është rrëzuar nga një grusht-shteti ushtarak vitin e kaluar dhe atë tash e zëvendëson ish-shefi i ushtrisë, Abdel Fatah al-Sisi.

Këta sulmues pretendohet se janë duke kërkuar ndëshkim për një goditje të përgjakshme nisur nga Sisi, që pati lënë më shumë se njëmijë të vdekur dhe 15 mijë të arrestuar.

Qindra përkrahës të Morsit janë dënuar me vdekje, edhe pse asgjë deri me tash nuk është ekzekutuar.

XS
SM
MD
LG