Ndërlidhjet

logo-print

Forcat kurde e marrin pendën e Mosulit nga Shteti Islamik


Penda e Mosulit (ARKIV)

Penda e Mosulit (ARKIV)

Televizioni shtetëror irakian, ka thënë se luftetarët kurdë dhe forcat e sigurisë së Irakut e kanë detyruar Shtetin Islamik që të largohet prej pendës së Moslut, që është edhe hidrocentrali më i madh i Irakut.

Raporti i sotëm në mediat vendore irakiane e citon zëdhnësin e ushtrisë, Qasim Atta, duke thënë se forcat irakiane dhe kurde kanë qenë të përkrahura nga sulmet ajrore.

Një verifikim i pavarur i këtij prentendimi nuk ka qenë i mundur deri më tash.

Mirëpo, mbrëmë, presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se SHBA-të, kanë rinisur sulmet ajrore ndaj Shtetit Islamik në përpjekje për të rimarrë pendën dhe të mbrojnë interesin amerikan në Irak.

Ndërkohë, një profil i Shtetit Islamik në “Twitter” ka thënë se penda e Mosulit është ende nën kontroll të plotë të militantëve.

Avancimet e fundit të Shtetit Islamik në veri të Irakut i kanë nxitur SHBA-të që të lansojnë sulme ajrore në Irak për herë të parë prej vitit 2011.

XS
SM
MD
LG