Ndërlidhjet

Vazhdojnë negociatat për armëpushimin në Gaza


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Negociatorët që e kanë për qëllim të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, kanë vazhduar bisedimet para se armëpushimi aktual të përfundoj.

Bisedimet indirekte po marrin pjesë në Kajro pasi ato ndërmjetësohen nga Egjipti, me qëllim që të arrihet fundi i konfliktit një mujor në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Armëpushimi aktual pesë ditor përfundon sonte në orën 23 sipas orës tonë.

Izraeli dhe zyrtarët palestinezë kanë thënë mbrëmë se dallimet në mes tyre mbesin ende të mëdha.

Neogicatori palestinez, Qais Abdul Karim, ka thënë se Izraeli është duke kërkuar garancione që Hamasi dhe fraksionet e tjera ushtarake në Gaza të çarmatosen.

Palestinezët po kërkojnë fundin, pa kushte, të bllokadës ekonomike palestineze ndaj Rripit të Gazës.

Dhuna e fundit ka marrë jetën e mbi 1900 palestinezëve, kryesisht civil, dhe 67 izraelitëve, shumica ushtarë.

XS
SM
MD
LG