Ndërlidhjet

Tërmeti lëndon mbi 250 persona në Iranin perëndimor


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e Iranit kanë thënë se termeti që e ka goditur pjesën perëndimore të vendit ka lënduar mbi 250 persona.

Ahmad Karami, shefi i emergjencave për zonën e goditur nga tërmeti në krahinën e Ilamit, ka thënë se jo pak ndërtesa janë dëmtuar shumë apo janë shkatërruar në tërësi.

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka thënë se termeti kishte epiqendrën në një zonë afër kufirit me Irakut, 36 km në juglindje të Abdananit.

Tërmeti ka goditur zonën në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm.

XS
SM
MD
LG